Sport

Ekitike sonte në Gjermani, PSG ka arritur marrëveshjen me Eintracht për sulmuesin...

Hugo Ekitike, mund të konsiderohet lojtar i Eintracht Frankfurt, pasi Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje me klubin gjerman për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar.

1 Shkurt 2024, 20:26 Nga DOSJA
Ekitike sonte në Gjermani, PSG ka arritur marrëveshjen me Eintracht

FRANCE - Seria e transferimit të Hugo Ekitike te Eintracht, duket se ka një fund të lumtur. Siç raportojnë francezët, Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje përfundimtare me klubin e Bundesligës për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar.

Ekitike pritet të zbarkojë në orën 18:00 (koha gjermane) në Frankfurt për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me Eintracht.

Marrëveshja përfshin huazimin e sulmuesit francez deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje të detyrueshme prej 30.000.000 eurosh, ndërsa parizienët do të mbajnë një përqindje të rishitjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll