Sport

Leo Messi pak në fushë, Ronaldo në tribunë: Al Nassr fitoi dhe 'tallet' me Inter Miamin...

Megjithatë ndeshja siguroi një spektakël me gjashtë gola (6-0), të tretin e shënoi ish-lojtari i Manchester Cityt, Laporte nga 70 metra.

2 Shkurt 2024, 00:36 Nga DOSJA

Leo Messi pak në fushë, Ronaldo në tribunë: Al Nassr fitoi

ARABIA SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos (portugezi mungoi për shkak të një dëmtimi dhe ishte spektator në tribunë) mundi 6-0 Inter Miamin e Lionel Messit në ndeshjen miqësore të luajtur në Riad. 

Duhej të ishte “Vallja e Fundit”, ndeshja e fundit mes dy kampionëve që kanë shënuar futbollin në 20 vitet e fundit, por dëmtimi i CR7, i kombinuar me kushtet e pasigurta të “Pleshtit”, i cili hyri në fushë vetëm në minutën e 83-të (ishte lajmëruar se nuk do të luante, edhe ky shkaqe fizike), do të thotë që ndeshja nuk do ta kishte hijeshinë e shumëpritur.

Megjithatë ndeshja siguroi një spektakël me gjashtë gola, të tretin e shënoi ish-lojtari i Manchester Cityt, Laporte nga 70 metra. Shikojeni “perlën”…

Golat e tjerë u realizuan nga Otavio (i asistuar nga Brozovic), dhe “hat-trick” nga Talisca dhe Maran.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll