Sport

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike në Mallorca!

Trajneri gjerman njoftoi papritur të enjten e kaluar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit dhe po përgatitet të transferohet në shtëpinë e tij të ëndrrave.

1 Shkurt 2024, 19:14 Nga DOSJA

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

SPANJE - Që nga mesdita e së premtes së kaluar (25/1) kur Jurgen Klopp i kapi të gjithë në gjumë, duke njoftuar se në fund të sezonit po largohet nga pankina e Liverpool-it, të gjithë janë përpjekur të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje të papritur.

“Më kanë mbaruar energjitë dhe dua të jetoj jetën time...”,- kishte thënë ndër të tjera tekniku gjerman dhe duket se vitin tjetër nuk do të punojë askund dhe do të... tërhiqet në parajsën e tij në ishullin spanjol.

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

Pak muaj pas rinovimit të kontratës me Liverpool-in (prill 2022), tekniku 56-vjeçar investoi një pjesë të parave që ka fituar duke blerë vilën e piktorit zviceran, Robert Kni në Santa Ponsa, në Mallorca.

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

Klopp i pagoi 4 milionë Knie (familja e tij themeloi dhe drejton Circus National Swiss Knie), i cili kishte ndërtuar rezidencën e tij në 1999, por vendosi të kthehej në Zvicër.

“Nuk kam ëndërruar kurrë në jetën time, por kjo vilë është bërë një ëndërr për mua”,- tha Klopp për Kni, kur ata nënshkruan kontratat.

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

Dhe ai ka të drejtë, pasi po flasim për një shtëpi të jashtëzakonshme me 7 dhoma gjumi me një pishinë dhe akses në det dhe të gjitha lehtësitë luksoze të imagjinueshme.

Zbulohet enigma… Jurgen Klopp po krijon parajsën e tij ekologjike

Veç që Klopp dhe bashkëshortja e tij po vazhdojnë me disa ndërhyrje, kryesisht të natyrës energjetike, pasi tashmë e kanë kthyer vilën në një shtëpi me energji të ulët, ku sigurisht që është ankuar së fundmi: “Unë paguaj faturat dhe ky i mallkuar nuk është ende gati”.

Megjithatë, brenda verës pritet të përfundojë puna dhe ose më 19 maj (ndeshja e fundit e Premier League) ose më 29 (nëse kualifikohet në finalen e Europa League) do të mund të udhëtojë në Mallorca pa stresi i transferimeve apo përgatitja para punës së ekipit të tij...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll