Sport

Mbyllet epoka e kroatit në Madrid, Modric i jep lamtumirën Realit pas 12 vitesh…

Ancelotti nuk e konsideron më kroatin titullar: në 24 ndeshje deri më tani në të gjitha garat, vetëm në 14 raste ai është përdorur që nga minuta e parë dhe në dy raste ka luajtur të gjithë ndeshjen.

1 Shkurt 2024, 18:40 Nga DOSJA

Mbyllet epoka e kroatit në Madrid, Modric i jep lamtumirën Realit pas

SPANJE - Mbyllet epoka e kroatit te “los blancos”! Real Madridit ka vendosur: kontrata e Luka Modric nuk do të rinovohet. Nga sezoni i ardhshëm, mesfushori kroat nuk do të veshë më fanelën e klubit “merenges” dhe do të jetë i lirë të gjejë një ekip të ri.

Sipas “Cadena Ser”, Modric tashmë është në dijeni të planeve të klubit, i cili vitet e fundit ka rinovuar skuadrën veçanërisht në zonën e mesfushës. Në muajt e fundit, kapiteni i kroatëve ka luajtur pak, kryesisht gjatë periudhave, në të cilat Camavinga dhe Tchoauméni u dëmtuan.

Është e qartë, që Ancelotti nuk e konsideron më kroatin titullar: në 24 ndeshje deri më tani në të gjitha garat, vetëm në 14 raste është përdorur që nga minuta e parë dhe në dy raste ka luajtur të gjithë ndeshjen.

Mbyllet epoka e kroatit në Madrid, Modric i jep lamtumirën Realit pas

Modric, në moshën 38-vjeçare, do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ai kishte oferta nga Arabia Saudite (të cilat megjithatë i refuzoi) dhe gjithçka sugjeron se ai do të vazhdojë të luajë.

Mesfushori do të jetë ende kapiten i kombëtares së tij në “Euro 2024” dhe më pas do të jetë koha për të nisur një aventurë të re, pas 12 sezonesh me Real Madrid, i cili investoi 42 milionë euro për ta blerë nga Tottenham.

Së bashku me Ramos, Ronaldo, Marcelo, Benzema, Kroos dhe Casemiro ai shënoi një epokë, duke fituar pesë Champions League dhe trofe të tjerë të ndryshëm, si dhe padyshim “Topin e Artë” 2018.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll