Sport

Junya Ito, i akuzuar për sulm seksual, përjashtohet nga kombëtarja e Japonisë…

I akuzuar për sulm seksual në Japoni, Junya Ito do të largohet nga kombëtarja japoneze para përfundimit të Kupës së Azisë, që po zhvillohet aktualisht në Katar, për t'u rikthyer në Reims.

1 Shkurt 2024, 15:10 Nga DOSJA
Junya Ito, i akuzuar për sulm seksual, përjashtohet nga

JAPONI - Federata Japoneze e Futbollit (JFA) njoftoi këtë të enjte se Junya Ito, i akuzuar për sulm seksual në Japoni, do të largohet nga kombëtarja, e kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Azisë, të shtunën kundër Iranit. 

Mesfushori 30-vjeçar do të largohet nga gara “pasi të kishte ekzaminuar gjendjen e tij fizike dhe mendore”. Ai duhet të kthehet te Reims dhe në teori mund të luajë sërish të dielën në Ligue 1 (kundër Toulouse, në orën 15:00).

Për saktësi, sipas “Daily Shincho”, dy femra e akuzuan Junya Ito se i kishte dehur në një hotel në Osaka, pas një ndeshjeje miqësore ndërkombëtare kundër Perusë në qershor 2023 dhe se kishte bërë seks me to, pa pëlqimin e tyre. Lojtari nga ana e tij do të kishte pohuar, se marrëdhënia me njëren prej tyre ishte konsensuale.

Policia japoneze njoftoi këtë të enjte se kishte hapur një hetim kundër mesfushorit ndërkombëtar të Reims. “Kemi marrë një kallëzim penal kundër tij (Ito) dhe kemi filluar hetimin”,- tha një zëdhënës i policisë së Osakës për AFP, duke refuzuar të japë më shumë detaje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll