Bota

Shtëpitë e shqiptarëve në veri target i vandalizmit, ministri Krasniqi: Janë shkruar grafite fashiste, ruse dhe serbe

Krasniqi u shpreh se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje kanë qenë target i vandalizmit.

1 Shkurt 2024, 13:03 Nga N.F
Shtëpitë e shqiptarëve në veri target i vandalizmit,
Pamje nga shkrimet në mure

KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër shqiptarëve. 

Krasniqi u shpreh se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje kanë qenë target i vandalizmit.

“Sot me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën e kemi vizituar ‘Kroin e Vitakut’ në veri të Mitrovicës, aty ku po ndërtohen shtëpitë për shqiptarët, e të cilat pardje kanë qenë target i vandalizimit, ku kanë shënuar grafite fashiste, ruse dhe serbe. Sot ishim me i pa punimet që po zhvillohen atje për shkak se ka një numër të konsiderueshëm të shtëpive që tash po fillojnë të ndërtohen”, tha Krasniqi.

 

mitrovice shkrime kosove

Sondazh

Poll