Art&Argëtim

"2024 le të jetë albumi im i fundit”, 2po2 njofton largimin nga muzika pas 16 vitesh karrierë

Canolli krijoj muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’me pelqen kjo loje” së bashku me Arben Mehmeti, arritën të bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

31 Janar 2024, 15:10 Nga N.F
"2024 le të jetë albumi im i fundit”, 2po2 njofton largimin
2po2

KOSOVË- Besnik Canolli, i njohur me emrin 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika. Canolli krijoj muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’me pelqen kjo loje” së bashku me Arben Mehmeti, arritën të bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

Pas 16 viteve karrierë, 2po2 nxorri në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “AUTHENTIC”, i cili që në momentin e publikimkit, korri një sukses të jashtëzakonshëm. Ai është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besnik Canolli (@besnik2po2)

2po2 muzike besnik canolli

Sondazh

Poll