Art&Argëtim

FOTO/ Brenda suitës luksoze 4 mijë dollarë nata ku qëndroi Kylie Jenner për shfaqjen e modës së ‘Jacquemus’

Jenner mori me vete në Francë edhe vajzën e saj 5-vjeçare Stormi për javën e modës në Paris dhe e trajtoi atë në një suitë prej 80 metrash katrorë me pamje nga deti Mesdhe, një tarracë, banjë me spa.

30 Janar 2024, 17:59 Nga S.B
FOTO/ Brenda suitës luksoze 4 mijë dollarë nata ku qëndroi
kylie jenner

PARIS- Kylie Jenner nuk u tregua aspak e kursyer teksa ishte në Nice të Francës, me vajzën e saj për sfilatën e modës Jacquemus. Ylli i "Kardashians" ka qëndruar në suitën ultra-luksoze të ‘Hotel Negresco Marie Antoinette’ e cila aktualisht kushton rreth 4000 dollarë nata.Gjatë sezonit të pikut të qytetit i cili është gjatë verës, tarifat mund të rriten në mënyrë drastike. Megjithëse dhomat e thjeshta të hotelit janë të listuara në internet, suita ‘Marie Antoinette’ ofrohet vetëm me kërkesë paraprake.

FOTO/ Brenda suitës luksoze 4 mijë dollarë nata ku qëndroi
foto ilustruese

Jenner mori me vete në Francë edhe vajzën e saj 5-vjeçare Stormi për javën e modës në Paris dhe e trajtoi atë në një suitë prej 80 metrash katrorë me pamje nga deti Mesdhe, një tarracë, banjë me spa etj.
E frymëzuar nga mbretëresha e Francës, suita Marie Antoinette përmban një sallon të zbukuruar me vazo ‘Sèvres’ në tone të zbehta, mobilje të kohës dhe kurora të dekoruara nga ‘Meilleur Ouvrier de France’. Hoteli krenohet me tapicerinë dekorative në ngjyrë ari dhe skulptura fëmijësh të ngjashme me atë të bibliotekës së Louis XVI në ‘Château de Versailles’.

FOTO/ Brenda suitës luksoze 4 mijë dollarë nata ku qëndroi
foto ilustruese

Themeluesja e Kylie Cosmetics dukej se po përfitonte plotësisht nga facilitetet e suitës, teksa ndau një foto të mëngjesit luksoz në sallon, duke admiruar pamjen mahnitëse nga dhoma e saj e gjumit. Jenner dhe Stormi, babai i të cilës është Travis Scott, patën një javë të mbushur me prezantime për ‘Jacquemus’ dhe ‘Valentino Haute Couture’. Kylie u pa duke kaluar kohë me mikeshën e saj  Jordyn Woods dhe motrën e saj Kim Kardashian. Dukej padyshim se ishte një udhëtim vajzash, pasi i dashuri i Jenner, Timothée Chalamet, nuk dukej askund.

FOTO/ Brenda suitës luksoze 4 mijë dollarë nata ku qëndroi
foto ilustruese

kylie jenner stormi webster france paris

Sondazh

Poll