Art&Argëtim

“I hodhi rrobat në plehra”, komshinjtë zbulojnë ku bashkëjetonte Kejvina me Redjanin, modelja mori ‘masa’ pas arrest

10 Nëntor 2019, 17:44 Nga DOSJA
“I hodhi rrobat në plehra”, komshinjtë zbulojnë ku

TIRANË– Janë publikuar detaje të reja në lidhje me bashkëjetesën që modelja Kejvina Kthella kishte me Redjan Rrajën, tashmë të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

“JOQ”, ka publikuar disa mesazhe, nga qytetarë të cilët shprehen se janë fqinjë me Kejvinën dhe kanë parë se si e ka përjetuar ajo arrestimin e “Darës” së Krujës.

Në një nga mesazhet e publikuara nga “JOQ”, shkruhet se modelja që u pikas nga mesazhet që shkëmbente me Rrajën dhe u mbajt 10 orë në prokurori, ka marrë të gjitha rrobat dhe sendet e 34-vjeçarit dhe ia ka hedhur në plehra.

“Kjo zoga jetonte me atë tipin. I kemi komshinj, dhe pas gjitha ndodhisë i mori rrobat e të gjitha sendet e tij poshtë pallatit. Ja hodhi në plehra,”– shkruan njëri.

Ndërsa një tjetër tregon se banonin në zonën e Selitës në një nga pallatet e biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar. 

(F.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella redjan rraja kejvina kthella redjan rraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Nëntor 2019, 16:25

FRANCË- “La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipëri...

Art&Argëtim 10 Nëntor 2019, 15:27

KOSOVË- Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sëfundmi është bërë baba për herë të katërt, me vajzën e tij që sëbashku me bashkëshorten, Arjanën e kanë ...

Art&Argëtim 10 Nëntor 2019, 15:23

Çanta pe lecke (Tregimi i së dielës)

Sot e kujtoj me buzagaz,por ka qenë shumë dramatike vajtja ime në shkollë. Jo nga që nuk kishte lokale dhe mësues. Kishte,madje mbaj mend se na donin shumë mësu...