Art&Argëtim

“Po, jam një dhelpër”, Loredana Zeffi ‘ironizon’ këngën ‘Dhelpër Dinake’ dedikuar asaj nga Mozzik(FOTO)

10 Nëntor 2019, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË- Reperi i njohur, Mozzik së fundmi ka publikuar edhe këngën e tij  më të re, “Dhelpër Dinake”. Mendohet që kjo këngë i është dedikuar ish-partneres  së tij, Loredanës duke qenë se ata tashmë janë të ndarë prej disa muajsh.

E megjithatë i ftuar një javë më parë në emisionin ‘Shiko Kush LUAN’, në ‘Top Channel’ Mozzik tha se Loredana është edhe nëna e vajzës së tij, e për këtë arsye ajo mbetet edhe një ndër femrat e vetme që ka pasur një lidhje serioze.

Ndërkohë a jeni bërë sado pak kuriozë sesi e ka pritur Loredana këtë këngë ku deri diku mendohet t’i jetë dedikuar asaj?

Mesa duket thumimet dhe mesazhet e koduara të Loredanës e nxitën  Mozzik-un për  këtë këngë mjaftë të spikatur.

Lidhur me tekstin dhe titullin e kësaj kënge dedikuar asaj, Loredana duket  se e ka pritur mirë, madje është shfaqur edhe ironike me komentet në rrjetet sociale që ka shkëmbyer me një nga miqtë e saj, për  “Dhelprën Dinake ”.

Në një postim ‘Telegrafi’ sqaron  se këngëtarja ka shkruar mikun e tij, se ajo është një dhelpër duke e shoqëruar me disa të qeshura, e nga ana  tjetër  miku i saj i ka  shkruar: Të paktën dikush po pretendon.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dhelper dinake loredana zeffi mozzik dhelper dinake loredana zeffi mozzik

Sondazh

Poll