Art&Argëtim

10 Nëntor 2019, 16:25 Nga DOSJA

FRANCË- “La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Korrespondenti i Times në Ballkan dërgon nga Vlora, më 28 nëntor, këtë shkresë mbi Shqipërinë :

 Përvjetori i parë i shpalljes së pavarësisë shqiptare u festua në të gjithë vendin me shumë gëzim.

 Vlora është në festë. Qyteti piktoresk dhe i vjetër është gjallëruar me flamuj të kuq që shfaqin shqiponjën e zezë shqiptare, ndërsa kortezhet që mbajnë flamurin e Skënderbeut kalojnë nëpër rrugët e stolisura me shtyllat veneciane dhe festone.

 Këtë mëngjes, Ismail Bej Qemali, Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, priti anëtarët e kabinetit të tij, delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, komandantët e anijeve austriake dhe italiane dhe shumë të njohur.

 Gjatë pritjes, një demonstratë popullore u zhvillua para shtëpisë. Në mes të këngëve popullore dhe duartrokitjeve, Ismail Bej Qemali u shfaq në ballkonin e rrethuar nga anëtarët e qeverisë dhe gjallëroi turmën që iu përgjigj me entuziazëm.

 Shqipëria fatmirësisht e ka duruar vitin e parë të pavarësisë dhe vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i qetë se sa në gjithë të kaluarën e tij. Madje dhe tërheqja e Esat Pashës nuk solli gjakderdhje. Mosmarrëveshjet e brendshme do të pushojnë, të paktën për një kohë, pas ardhjes së sovranit të ri, e cila pritet nga mesi i janarit.

 Çdo rrezik copëtimi nga fqinjët ambiciozë do të zhduket nëse fuqitë vazhdojnë të kenë një interes aktiv për prosperitetin e shtetit të ri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur aurenc bebja ismail qemali aurenc bebja ismail qemali

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Nëntor 2019, 15:27

KOSOVË- Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sëfundmi është bërë baba për herë të katërt, me vajzën e tij që sëbashku me bashkëshorten, Arjanën e kanë ...

Art&Argëtim 10 Nëntor 2019, 15:23

Çanta pe lecke (Tregimi i së dielës)

Sot e kujtoj me buzagaz,por ka qenë shumë dramatike vajtja ime në shkollë. Jo nga që nuk kishte lokale dhe mësues. Kishte,madje mbaj mend se na donin shumë mësu...