Art&Argëtim

‘Përdhosën emrin tënd o Qemal Stafa! Po na vrasin për së gjalli’, Rezart Veleshnja i revoltuar për emrin e stadiumit:

10 Nëntor 2019, 13:29 Nga DOSJA

TIRANË- Aktori i humorit Rezart Veleshnja është një prej personazheve të shoëbizzit shqiptar që kritikon herë pas here qeverinë  Rama, për korrupsionin në këtë vend, mos zbatimin e rregullave dhe thekson vazhdimisht problemet e qytetarëve shqiptarë që i rastis t’i has edhe personalisht.

Së fundmi pas lajmit të bërë publik ditën e djeshme në lidhje me  ish- stadiumin Qemal Stafa i cili pas rikonstruktimit do të merrte emrin “Arena Kombëtare”, aktori i humorit ka reaguar pas zbulimit se stadiumi është quajtur “Air Albania” sikurse vetë emri që  mban kompania ajrore shqiptare.

Pas këtij lajmi, Veleshnja ka publikuar një  foto të Qemal Stafës ku mbi të shkruan: Për ca lek përdhosën emrin tënd o i nderuar Qemal Stafa!!!!!!! Vdiqe me nder o i madh Qemal! Ne po na vrasin për së gjalli. Ike nga stadiumi, madje edhe nga Gjimnazi do të heqim se kanë paguar lekë edhe aty.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz qemal stafa rezart veleshnja stadiumi air albania qemal stafa rezart veleshnja stadiumi air albania

Sondazh

Poll