Sport

Pep Guardiola dhe mbështetja e tij për Xavin: "Presioni që ndjehet te Barça është i pakrahasueshëm... me atë në Angli"

Guardiola ka empatizuar ish-lojtarin e tij para mediave angleze…

30 Janar 2024, 17:05 Nga DOSJA

Pep Guardiola dhe mbështetja e tij për Xavin: "Presioni që

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për mediat para ndeshjes së ‘Citizens’ kundër Burnley-t. Natyrisht, duke pasur parasysh lidhjen e tij me klubin,  Guardiola u pyet për vendimin e Xavi për t'u larguar nga Barcelona më 30 qershor.

Dhe ai shprehu empati me ish-lojtarin e tij, duke shpjeguar se presioni me të cilin përballen trajnerët në klubin katalanas është më i madh se çdo ekip tjetër në botë.

"Ne nuk mund ta krahasojmë presionin në Angli me atë në Spanjë, sipas përvojës time. Është një mijë herë më e vështirë atje. Gjashtë konferenca shtypi në javë, shumë ndeshje. Presioni që ndjehet te Barcelona nuk është i krahasueshëm me atë të asnjë vendi tjetër”,- theksoi ai para mediave angleze.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Xavi-t, në konferencën për shtyp pas Villarealit, kur hodhi lajmin bombë për largimin e tij, edhe sot u përqendrua në presionin e pamatshëm me të cilin përballen trajnerët e Barcelonës, si të së shkuarës ashtu edhe të së tashmes.

Dhe ai vazhdoi, duke vërtetuar komentet e Guardiolës për presionin. "Është mizore dhe e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh i pavlerë çdo ditë. Pep, Valverde, ma kishin thënë, pashë Luis Enrique që vuante... ne kemi një problem në lidhje me kërkesën. Rrezikon jetën tënde çdo moment. Është mizore."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2024, 16:27

Guardiola njofton rikthimin e Haaland...

ANGLI - Mbrojtësit e titullit të Premierligës do të kenë sërish makthe. I munguar që nga fillimi i dhjetorit, Erling Haalan...