Sport

I dëmtuar në stërvitje, Joao Felix vuan nga një ndrydhje në kyçin e djathtë...

I dëmtuar mëngjesin e kësaj të marte në stërvitje, Joao Felix vuan nga një ndrydhje e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë disa javë në garë.

30 Janar 2024, 15:55 Nga DOSJA

I dëmtuar në stërvitje, Joao Felix vuan nga një ndrydhje

SPANJE - Infermieria e FC Barcelona vazhdon të mbushet. Ndërsa Marcos Alonso, Alejandro Baldé, Gavi, Inigo Martinez, Marc-André ter Stegen dhe Raphinha janë të dëmtuar, ndërkohë që edhe Joao Felix i shtohet kësaj liste mbresëlënëse. Portugezi u lëndua mëngjesin e kësaj të marte në stërvitje, njoftoi klubi i tij në një njoftim për shtyp.

Në faqen e saj të internetit, Barça saktëson se mesfushori sulmues vuan nga “një ndrydhje e ligamentit të jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë” dhe se “kohëzgjatja e mungesës së tij do të varet nga progresi i riaftësimit të tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll