Sport

Harry Kane nuk e diskuton “Këpucën e Artë”, por sulmon edhe rekordin e Lewandowskit...

23 golat e tij në 19 ndeshje e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në Bundesligë dhe futbollin evropian, përpara Lautaro Martínez, Mbappé...

30 Janar 2024, 12:43 Nga DOSJA

Harry Kane nuk e diskuton “Këpucën e Artë”, por

GJERMANI - Harry Kane ka hyrë te Bayern Munich si një ciklon. Në 19 ndeshjet e tij të para në Bundesligë, ish-lojtari i Tottenhamit ka shënuar 23 gola, duke e vendosur veten si golashënuesi më i mirë në ligën gjermane. Ai është duke rrëmbyer fussball... dhe është kandidat për “Këpucën e Artë” të ESM (Media Sportive Evropiane).

"Jam i lumtur që mund të ndihmoj ekipin me golat e mi. Jam i lumtur dhe po e njoh skuadrën gjithnjë e më mirë",- ka rrëfyer numri '9' anglez, i cili me 23 golat e tij në Bundesligë, i kalon lehtësisht ndjekësit. Lautaro Martínez (19 me Interin në Serie A), Kylian Mbappé (19 me PSG në Ligue 1), Amahl Pellegrino (24 me Bodo/Glimt në Norvegji)... Asnjëri prej tyre nuk i afrohet një Harry Kane që e ka zënë mjaftueshëm vrimën e krijuar te Bayern Munich nga largimi i Robert Lewandowski te Barcelona në vitin 2022.

"Ai është një fenomen. Ai ka punuar që nga dita e parë, ai është thjesht një djalë i mirë dhe është përshtatur shumë mirë me ekipin. Ai është shumë popullor dhe bën atë që i pëlqen më shumë: të shënojë gola",- thotë drejtori sportive, Christoph Freund. "Këpuca e Artë" e ligës angleze me Tottenhamin në 2016, 2017 dhe 2021, golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premierligës (213 gola) pas Alan Sheaer (260), i janë dashur disa muaj për të bërë kërdinë në Bundesligë.

Harry Kane nuk e diskuton “Këpucën e Artë”, por

Periudha e përshtatjes së sulmuesit anglez në futbollin gjerman është histori, siç dëshmohet nga tre “hat-trick”-et e tij (Bochum, Darmstadt dhe Dortmund), tre dyshe (Augsburg, Heidenheim dhe Shtutgart)... në kampionatin gjerman. Ai ka kaluar vetëm pesë nga 19 javë pa shënuar.

22 golat e tij në fazën e parë barazuan rekordin e Lewandowskit në 2020-2021. Polaku me numrin '9' e përfundoi atë sezon me 41 gola, duke tejkaluar 40 të Gerd Müller (1971-72), duke vendosur notën më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin gjerman. Harry Kane është në rrugën e tij për ta tejkaluar atë në sezonin e tij të parë në Bayern.

"Ne kemi pikërisht lojtarin që na nevojitet. Ai është sulmuesi i përsosur. Ai është absolutisht mbresëlënës dhe e bën çdo shok skuadre më të mirë,"- thotë trajneri i tij, Thomas Tuchel. Kane ka dhënë edhe pesë asistime, duke treguar se jo vetëm shënon, por edhe krijon gola. “Këpuca” e tij është e artë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll