Sport

Një ish-kampion i NBA-së është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe marihuanë...

Rajon Rondo fitoi dy herë unazën në ligën më të mirë në botë; tashmë është në një situate të vështirë

30 Janar 2024, 15:29 Nga DOSJA

Një ish-kampion i NBA-së është arrestuar për

SHBA - Rajon Rondo, i cili ishte kampion i NBA-së me Celtics në 2008 dhe me Lakers në 2020, u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe marihuanë. Ai u lirua me kusht. Çfarë ka ndodhur me ish-lojtarin.

I veshur me fanelën e Boston Celtics, ai fitoi unazën e NBA-së në vitin 2008. Më pas, duke luajtur për Los Angeles Lakers, ai u bë përsëri kampion i NBA-së në vitin 2020. Rajon Rondo pati një kohë të frytshme në ligën më të mirë në planet.

Megjithatë, tani ai po kalon ditë të vështira. Sipas rrjetit televiziv WDRB, ish-kampioni u arrestua të dielën në Jackson të Indianës, pas një shkeljeje rrugore.

Pikërisht atëherë efektivët e policisë kontrolluan automjetin e tij dhe i gjetën një armë, marihuanë dhe material për përdorim droge. Rondo u lirua disa orë më vonë me kusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll