Sport

VD/ Ngjarja që ka tronditur Manchesterin: “Rashford më ftoi në natën e tij të egër... ishte aq i dehur sa e futa në shtrat”...

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford piu tekila për 12 orë në Belfast para se të humbiste në orën 3 të mëngjesit. Sulmuesi u pa në një zbavitje, kur ai i tha klubit se ishte i sëmurë

30 Janar 2024, 12:24 Nga DOSJA

VD/ Ngjarja që ka tronditur Manchesterin: “Rashford më ftoi

ANGLI - “The Sun” raporton se ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ka pirë tekila për 12 orë në Belfast, para se të humbiste në orën 3 të mëngjesit.

Disa orë më vonë klubi i “Old Trafford” njoftoi se sulmuesi i tyre ishte i sëmurë dhe nuk mund të stërvitej, kështu që ai nuk luajti në fitoren 4-2 të Manchester United kundër Newport County.

"Është një çështje e brendshme. Unë do të kujdesem për të,"- u deklaroi trajneri Erik ten Hag gazetarëve kur u pyet për mungesën e Rashford.

VD/ Ngjarja që ka tronditur Manchesterin: “Rashford më ftoi

Richard Moriarty dhe Sarah Ridley publikojnë në tabloidin britanik se një kameriere (Sarah Adair), e cila iu bashkua festës së Marcus Rashford në Belfast, pretendon se sulmuesi ndërkombëtar anglez kishte "një mision për t'u dehur. Ai më bëri të qartë se kishte vendosur se "nuk do të stërvitej të premten. Dhe nuk kishte në plan të kthehej në shtëpi atë natë."

“Marcus Rashford më ftoi në natën e tij të egër... ishte aq i dehur sa duhej ta ndihmoja ta fuste në shtrat”,- thotë kamerierja me fjalët e publikuara nga “The Sun”.

Sipas dëshmitares së natës të çmendur të Rashford, futbollisti ka pirë tekila “Patrón” dhe kokteje përpara se të rrëzohej në një shtrat hoteli, i veshur plotësisht pak para orës 3 të mëngjesit.

Sarah Adair përshkroi se si ajo dhe Rashford patën një natë "të çuditshme", e cila përfundoi me atë që ajo duhej ta fuste në shtrat, pasi ai i dehur hodhi tufa të mëdha parash në dysheme (të gjitha ishin kartëmonedha £ 20 dhe kartëmonedha të mëdha. Unë mendoj se kishte ndërmjet 8.000 dhe 10.000 £ në para të gatshme).

"Nuk jam e befasuar që humbi stërvitjen të nesërmen, duke pasur parasysh se sa vonë shkoi në shtrat dhe sa kishte pirë. Ai duhet ta dinte se nuk do të ishte i aftë për të luajtur futboll,"- tha kamarierja.

Pas dy ditësh në Belfast, për të vizituar mikun e tij Ro-Shaun Williams (Larne FC), Rashford u kthye në Mançester me një fluturim privat që e kapi në orën 7 të mëngjesit.

Marcus Rashford mund të përballet me një gjobë prej më shumë se 760.000 euro , e cila do të ishte e barabartë me dy javë të pagës së tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll