Sport

Sureale/ Trajneri i Irakut kërcënohet fizikisht nga gazetarët, pas eliminimit nga Kupa e Azisë

Pas humbjes së Irakut kundër Jordanisë (2-3), trajneri irakian Jesus Casas u sulmua dhunshëm nga gazetarët në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

30 Janar 2024, 16:13 Nga DOSJA

Sureale/ Trajneri i Irakut kërcënohet fizikisht nga gazetarët,

IRAK - I mundur nga Jordania (3-2) në raundin e 16-të të Kupës së Azisë, Iraku u eliminua dhe nuk do të vazhdojë pjesën tjetër të garës.

Duke qenë një nga kombet e preferuara të turneut, pas fazës mbresëlënëse të grupeve (9 pikë të marra në 3 ndeshje), kombëtarja irakiane ka arsye për t'u penduar.

Në krye me një çerek ore të mbetur në ndeshjen e së hënës, Iraku u përmbys përfundimisht nga Jordania në kohën e shtuar, duke pësuar dy gola (90’+5 dhe 90’+7).

Sureale/ Trajneri i Irakut kërcënohet fizikisht nga gazetarët,

Temperatura më pas u ndez gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, kur më shumë se një duzinë gazetarë irakianë sulmuan dhunshëm trajnerin e vendit, Jesus Casas. Disa për pak u përplasën edhe fizikisht me spanjolin, përpara se të evakuoheshin nga sigurimi.

Shumë e kritikuan Casas për shpërqendrimin e tij nga roli i tij si trajner, duke dhënë shumë intervista gjatë Kupës së Azisë dhe se kjo ishte një pjesë e arsyes së humbjes.

Federata Irakiane e Futbollit publikoi një deklaratë në të cilën shprehte “zhgënjimin e saj të madh” për “një skenë më të dhimbshme se dalja e pamerituar e ekipit tonë”. “Denoncojmë sjelljen e urryer ndaj trajnerit”,- deklaroi federata, e cila merr përsipër “të mos merret me këta mediatikë që kërkojnë të mbjellin kaos”.

Nga ana e tij, trajneri i Irakut tha gjithashtu se ishte i shqetësuar nga këto skena kaotike. “Më dhemb ajo që ndodhi”,- shpjegoi trajneri 50-vjeçar, në postin që nga nëntori i vitit 2022, pasi ishte ndihmës trajner i Luis Enrique me kombëtaren spanjole.

Pavarësisht eliminimit dhe këtyre ngjarjeve të trishta, Jesus Casas thotë se është gati të vazhdojë me “Luanët e Mesopotamisë”. “Sa i përket të ardhmes sime, jam i qetë dhe synimi ynë është kualifikimi në Botërorin 2026”, ka komentuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll