Politike

Automoto Park në Elbasan/ Rama takim me presidentin e FIA-s: Një motor i turizmit

Rama ka njoftuar se takimi me Ben Sulayem u përqëndrua te tek projekti i Automoto Parkut të Elbasanit.

29 Janar 2024, 18:21 Nga M.B
Automoto Park në Elbasan/ Rama takim me presidentin e FIA-s: Një motor
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), Mohammed Ben Sulayem. Rama ka njoftuar se takimi me Ben Sulayem u përqëndrua te tek projekti i Automoto Parkut të Elbasanit. Sipas Ramës, ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit

“Kryeministria – Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqendruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në Facebook.

edi rama

Sondazh

Poll