Politike

"Përjashtimi i deputetëve, vendim turpi"/ Salianji: E konsiderojmë këtë vendim një shpallje lufte

Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin me 20 ditë nga Kuvendi të Salianjit dhe 10 ditë të 18 deputetë të tjerë të opozitës.

29 Janar 2024, 15:50 Nga h.k
"Përjashtimi i deputetëve, vendim turpi"/ Salianji: E
Foto ilustruese

TIRANË

Deputeti demokrat, Ervin Salianji në një deklartaë për mediat e konsideroi vendim turpi përjashtimin e tij dhe 18 opozitarëve nga Kuvendi. Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin me 20 ditë nga Kuvendi të Salianjit dhe 10 ditë të 18 deputetë të tjerë të opozitës.

Salianji: Një tjetër vendim turpi, dua të theksoj se nuk ëshstë në dëshirën e asnjërës prej palëve, ajo është dhënë me votë dhe ka përcaktuar se cilët janë deputetet e opozitës, ta trajtosh me një urrejtje në kundërshtim me parimet themelore një akt tjetër që dëshmon mendësinë. Njoftimi erdhi vetëm një orë para e të mblidhej Sekretariati i Etikës, e dënon me forcën më të mëdha këtë ashpërsim, e konsiderojmë shpallje lufte që ne nuk do t’i shmangemi, dhe do të përgatisim përgjigjen. Shkarkimi i 19 deputetëve nuk mund të bëhet nga qeveria, por ndodh vetëm me votë në zgjedhje të lira. I bëjmë tirrje Edi Ramës atij dhe vetëm atij duke e ditur, mosbindje civile. 

perjashtimi i deputeteve te pd

Sondazh

Poll