Politike

Komisioni Etikës merr vendimin/ Përjashtohet Salianji dhe 18 deputetë të tjerë të PD-së

19 deputetë janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, pasi bllokuan seancën plenare të së enjtes, si edhe punimet e komisionit të Reformës Zgjedhore, që më pas u mblodh online.

29 Janar 2024, 15:12 Nga h.k
Komisioni Etikës merr vendimin/ Përjashtohet Salianji dhe 18
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 

19 deputetë janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, pasi bllokuan seancën plenare të së enjtes, si edhe punimet e komisionit të Reformës Zgjedhore, që më pas u mblodh online.

Masë më ndëshkuese është marrë për Ervin Salianjin, i cili vendosi në sallë pajisje zhurmuese, ndërsa për 18 deputetët e tjerë, Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtim me vetëm 10 ditë. 

 

komisioni i etikes perjashtohen deputetet

Sondazh

Poll