Politike

"Kushtetuesja ka vdekur"/ Të rinjtë e Lezhës vendosin kurorë përpara GJK

Një grup të rinjsh nga Lezha protestuan ditën e sotme kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Ata kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim i GJK dhe e kanë konsideruar “të vdekur” Gjykatën Kushtetuese duke i vendosur kurorën me lule në shenjë simbolike. Një grup të rinjsh nga Lezha protestuan ditën e sotme kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Ata kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim i GJK dhe e kanë konsideruar “të vdekur” Gjykatën Kushtetuese duke i vendosur kurorën me lule në shenjë simbolike.

29 Janar 2024, 16:51 Nga h.k
"Kushtetuesja ka vdekur"/ Të rinjtë e Lezhës vendosin
Foto ilustruese

TIRANË-Një kurorë lulesh si ato të përdorura në ceremoni mortore u la në shenjë proteste në derën e Gjykatës Kushtetuese nga të rinjtë e Lezhës. Ky veprim erdhi pasi Kushtetuesja pranoi këtë të hënë marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Një grup të rinjsh nga Lezha protestuan ditën e sotme kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Ata kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim i GJK dhe e kanë konsideruar “të vdekur” Gjykatën Kushtetuese duke i vendosur kurorën me lule në shenjë simbolike.

"Erdhë këtu për t'i dhënë lamtumirë, Kushtetuesja sot ka vdekur !"-u shprehën aktivistët. 

Ditën e Sotme, Gjykata Kushtetuese e konsideroi të ligjshme marrëveshjen e emigrantëve të firmosur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Me vendimin e ditës së sotme të Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes.

gjykata kushtetuese marreveshja rama meloni

Sondazh

Poll