Politike

"Marrëveshja me Italinë cënon interesin publik"/ Bardhi reagon për vendimin e Kushtetueses: Asnjë surprizë nga "Vali Bizhga-t" në GJK

Bardhi e quajti vendimin një cënim të interesit publik. Nga ana tjetër kreu i grupit të PD-së tha se "Asnjë surprizë nga "Vali Bizhgat" e Gjykatës Kushtetuese. 

29 Janar 2024, 17:56 Nga h.k
"Marrëveshja me Italinë cënon interesin publik"/ Bardhi
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtuese. Bardhi e quajti vendimin një cënim të interesit publik. Nga ana tjetër kreu i grupit të PD-së tha se "Asnjë surprizë nga "Vali Bizhgat" e Gjykatës Kushtetuese. 

STATUSI I GAZMENT BARDHIT: 

"Asnjë surprizë nga ‘Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese’! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje. Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur!"- shkruan Gazment Bardhi në rrjetin social ‘X’.

 

gazment bardhi gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll