Bota

Paralajmërimi i Zelensky-t: Nëse Ukraina nuk reziston, do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Zelensky paralajmëroi se nëse Ukraina nuk mund ta mposht Rusinë, konflikti do të përshkallëzohej deri në luftën e tretë botërore.

29 Janar 2024, 16:08 Nga M.B
Paralajmërimi i Zelensky-t: Nëse Ukraina nuk reziston, do të
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore ndaj vendit të tij të gjendur tashmë në mes të luftës kundër Rusisë. Zelensky paralajmëroi se nëse Ukraina nuk mund ta mposht Rusinë, konflikti do të përshkallëzohej deri në luftën e tretë botërore. Duke folur për mediat gjermane, ai tha se kancelari Olaf Scholz e kishte kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe se Gjermania kishte filluar të rrisë mbështetjen ushtarake.

“Përshtypja ime është se kancelari Scholz e kuptoi se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm kërcënim për Ukrainën”, tha Zelensky në një intervistë me transmetuesin publik ARD.

Ai shtoi se vendet evropiane, kryesisht ato baltike, mund të jenë objektivi i ardhshëm i Rusisë.

“Unë mendoj se kancelari Scholz mendon se nëse nuk rezistojmë, Rusia do t’i afrohet më shumë Gjermanisë. Kancelari Scholz e kupton që ekziston një rrezik i tillë dhe është padyshim Lufta e Tretë Botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, në çdo rast do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, shtoi Zelensky.

Ai përsëriti thirrjen për vendet perëndimore që të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe tha se pret që Gjermania të luajë një rol udhëheqës në Evropë për sa i përket mbështetjes ushtarake për vendin e tij.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll