Bota

Lindi foshnjën dhe u largua, gjendet e pajetë në tualet vogëlushja në Agli

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Oulton, Leeds në Angli ndërsa nëna e vajzës është zhdukur menjëhërë pas lindjes së vajzës.

29 Janar 2024, 14:48 Nga N.F
Lindi foshnjën dhe u largua, gjendet e pajetë në tualet
Foto ilustruese

ANGLI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lokal në Angli ku në tualet është gjetur një foshnjë e porsalindur e pajetë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Oulton, Leeds në Angli ndërsa nëna e vajzës është zhdukur menjëhërë pas lindjes së vajzës.

Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për foshnjën e cila kishte humbur jetën në momentin kur ata mbërriten në vendngjarje. Menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjete sociale shkroi se i vinte  keq për të gjithë ata që ishin me të gjatë gjithë kohës, kur ndodhi situata si dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën.

angli foshnje braktisje

Sondazh

Poll