29 Janar 2024, 15:50
Nga N.F
Foto ilustruese
SLLOVAKI- Sllovakia dëshiron të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me blerjen e një sistemi Patriot të mbrojtjes nga raketat. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se përpjekja është pjesë e planeve afatgjata për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.
Gjatë një debati në televizionin shtetëror RTVS të dielën, zoti Kalinak tha se Sllovakia donte të përfitonte një zbritje çmimi nga oferta amerikane e vitit të kaluar për blerjen e mundshme e helikopterëve sulmues. Bratislava mund të përfitojë pasi i dha Ukrainës avionët e saj luftarakë MiG-29 të dalë nga shërbimi dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të modelit S-300, pajisje luftarake të zhvilluara nga ish Bashkimi Sovjetik.
“Ne kemi kërkuar nëse mund të kemi përfitime edhe për blerjen e sistemit Patriot”, tha zoti Kalinak.
Vitin e kaluar Bratislava mori një ofertë amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj të modelit “Bell AH-1Z Viper” me një zbritje çmimi prej dy të tretash dhe një pjesë e vlerës së tyre të mbuluar nga programi amerikan për financimin e ushtrive të huaja, pasi Sllovakia i dërgoi Ukrainës avionët e saj të vjetër luftarak.
Propozimi amerikan erdhi përpara marrjes së pushtetit në vitin 2023 nga qeverisë ku përfshihet edhe zoti Kalinak. Qeveria e kryeministrit. Robert Fico ka ndaluar furnizimet me ndihma ushtarake për Ukrainën nga rezervat zyrtare të Sllovakisë. Ministri Kalinak tha se ndërsa helikopterët ishin për qëllime sulmuese, përparësia e Sllovakisë duhet të jetë mbrojtja dhe veçanërisht mbrojtja ajrore.
Sllovakia kufizohet me Ukrainën dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës. Një sistem Patriot nga Italia i stacionuar në Sllovaki do të largohet nga ai vend në muajin prill. Zoti Kalinak tha se Sllovakia po zhvillonte bisedime me Poloninë dhe Izraelin për sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
Marrë nga VOA
sllovakia shba sistem mbrojtje ajrore
Bota
29 Janar 2024, 15:34
N.F
Pamje nga grabitja
ZELANDË E RE- Një grabitje në një dyqan bizhuterish ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Ngj...
Bota
29 Janar 2024, 15:30
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit. Osmani ...
Bota
29 Janar 2024, 15:31
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Një estetiste në Britani ka sulmuar fqinjen e saj pasi i hyri me forcë në shtëpi duke besuar gabimisht se...
Bota
29 Janar 2024, 15:16
N.F
Lajçak dhe Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se ka pasur një takim ...
Bota
29 Janar 2024, 15:12
M.B
Kryeministri i Italisë Giorgia Meloni takohet me Presidentin e Zimbabve Emmerson Mnangagwa
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bër...
Bota
29 Janar 2024, 14:48
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lokal në Angli ku në tualet është...
Bota
29 Janar 2024, 14:40
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka thënë të hënën se rr...
Bota
29 Janar 2024, 14:01
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Sipas një shërbimi sekret i marrë nga Wall Street Journal rreth 10% e stafit të Agjencisë së Kombeve t&...
Bota
29 Janar 2024, 14:01
r.ll
joe biden
SHBA- Një sulm me dron në një bazë në Jordani vrau tre trupa amerikane dhe plagosi më shumë se 30 një dit...
Bota
29 Janar 2024, 13:35
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk i harron e as nuk i fal krimet e kryera nga Serbia.
Përmes ...