Bota

Samiti me BE-në, vendet e Afrikës të pakënaqur: Kaloni nga fjalët në vepra

Duke folur në një samit një-ditor ku morën pjesë shumë liderë të Afrikës dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, Meloni përshkroi një sërë nismash, duke premtuar një paketë prej 5.5 miliardë eurosh.

29 Janar 2024, 15:12 Nga M.B
Samiti me BE-në, vendet e Afrikës të pakënaqur: Kaloni nga
Kryeministri i Italisë Giorgia Meloni takohet me Presidentin e Zimbabve Emmerson Mnangagwa

ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri thirrje sot për një partneritet të ri me Afrikën, duke zbuluar një plan të që synon rritjen e lidhjeve ekonomike, krijimin e një qendre energjie për Evropën dhe frenimin e emigracionit. Duke folur në një samit një-ditor ku morën pjesë shumë liderë të Afrikës dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, Meloni përshkroi një sërë nismash, duke premtuar një paketë prej 5.5 miliardë eurosh.

“Ne besojmë se është e mundur të parashikojmë dhe shkruajmë një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve tona, një bashkëpunim mes të barabartëve, larg çdo imponimi grabitqar apo qëndrimi bamirës ndaj Afrikës”, tha Meloni në një fjalim hapës.

Megjithatë, propozimi mori një përgjigje të ftohtë nga disa prej të pranishmëve, me Moussa Faki Mahamat, kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan, duke thënë se do të donte që Afrika të ishte konsultuar së pari.

"Dua të insistoj këtu në nevojën për të kaluar nga fjalët në veprime. Ju mund ta kuptoni mirë se ne nuk mund të kënaqemi më me premtime të thjeshta që shpesh nuk mbahen," tha ai, duke qëndruar përkrah Melonit në Senatin e Italisë.

Ndër liderët afrikanë të pranishëm ishin presidentët e Tunizisë, Senegalit, Kenias, Republikës së Kongos dhe Somalisë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kreu i Parlamentit të BE-së ishin  gjithashtu pjesë e takimit.

"Plani Mattei përshtatet në mënyrë të përkryer me Portën tonë Globale Evropiane me vlerë 150 miliardë euro. Ky është plani ynë për Afrikën," tha von der Leyen në mbledhjen e së hënës, duke iu referuar një projekti infrastrukturor të zbuluar në 2021.

italia gorgia meloni

Sondazh

Poll