Bota

25-vjetori i masakrës së Rugovës së Hasit, Osmani: Kërkojmë drejtësi që krime të tilla të mos përsëriten më

Osmani kujton se forcat e regjimit të Millosheviçit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

29 Janar 2024, 15:30 Nga M.B
25-vjetori i masakrës së Rugovës së Hasit, Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit. Osmani kujton se forcat e regjimit të Millosheviçit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidentja shton se në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Përkujtimi i plotë i Presidentes Osmani:

Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit. Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviçit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë! Në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më! Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!

vjosa osmani kosova

Sondazh

Poll