Sport

Terim: “Nuk e meritonim të fitonim”…

Fatih Terim ka folur për humbjen e Panathinaikos në Toumba, e cila është edhe e para për të në ligën greke

29 Janar 2024, 13:30 Nga DOSJA

Terim: “Nuk e meritonim të fitonim”…

GREQI - Fatih Terim nuk ka mbetur aspak i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e lojtarëve të tij pas derbit në “Toumba” mes PAOK-ut dhe Panathinaikos-it për ndeshjen e 20-të të Superligës Stoiximan.

“Nuk e meritonim fitoren sot. Fatkeqësisht nuk luajtëm mirë. Mund të ishte barazim në fund, por në përgjithësi nuk luajtëm mirë”,- ishin fjalët e para të trajnerit turk, pak minuta pasi PAOK fitoi 2-1.

Dhe ish-trajneri i Galatasaray vazhdoi duke thënë: “Nuk më pëlqyen mjaft gjërat sot.  Mungesat nuk janë kurrë një justifikim, duhet të kishim luajtur më mirë. Për sa kohë që Panathinaikos luan me 11 lojtarë, nuk duhet të përdorim fjalën mungesa”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll