Sport

Lajm i trishtë! Ndërron jetën në moshën 41-vjeçare “Matadori” panamez...

Luis “Matador” Tejada ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 41-vjeçare. Ish-sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë në historinë e Panamasë (43 gola në 108 paraqitje).

29 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

Lajm i trishtë! Ndërron jetën në moshën

PANAMA - Duke qenë në pension prej vetëm dy vitesh, Luis Tejada nuk do ta ketë shijuar për shumë kohë...

Ish-futbollisti i mbiquajtur “Matador” në vendin e tij, ndërroi jetë këtë të dielë në moshën 41-vjeçare, nga një atak kardiak, teksa po luante një ndeshje veteranësh në periferi të qytetit të Panamasë. Federata e Panamasë (FEPAFUT) zyrtarizoi vdekjen e tij në mbrëmje.

Lajm i trishtë! Ndërron jetën në moshën

I thirrur 108 herë në kombëtaren e vendit të tij, Tejada ishte mbi të gjitha golashënuesi më i mirë (43 gola) në historinë e “Marea Roja”, e cila u kualifikua në Kupën e parë të Botës 2018, në të cilën luajti një rol kyç. 

“Ai ishte simboli i zhvillimit të futbollit në vendin tonë. Ne nuk do të të harrojmë kurrë Matador”,- tha FEPAFUT në një deklaratë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll