Sport

"Arteta largohet nga Arsenali dhe merr Barcelonën në verë", shkruajnë spanjolët...

Sipas gazetës katalanase “Sport”, trajneri spanjol ka njoftuar tashmë familjen dhe drejtuesit e skuadrës londineze për vendimin e tij.

29 Janar 2024, 13:00 Nga DOSJA

"Arteta largohet nga Arsenali dhe merr Barcelonën në

SPANJE - Pas Jurgen Klopp dhe Xavi, të cilët njoftuan se në fund të sezonit do të largohen nga stolat e Liverpoolit dhe Barcelonës, në verë do të largohet edhe Mikel Arteta nga Arsenali!

Këtë e ka bërë të ditur gazeta katalanase “Sport”, e cila madje pretendon se trajneri spanjol tashmë ka njoftuar familjen e tij, por edhe drejtuesit e skuadrës londineze për vendimin e tij.

Në raportin përkatës thuhet se vendin e Xavit në pankinën e Barcelonës pritet të zërë Mikel Artera, presidenti i së cilës, Joan Laporta, e vlerëson shumë dhe e konsideron zgjidhjen ideale.

Arteta mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor 2019, duke zëvendësuar Unai Emery dhe ka ndenjur në stolin e “Topçinjve” në 210 ndeshje, me 124 fitore, 32 barazime dhe 54 humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll