Sport

Kapiteni Bruno Fernandes: “FA Cup është mundësia jonë për të fituar një trofe”

Mesfushori portugez e di se ky kompeticion është i vetmi që Manchester United ka ende shanse ta fitojë

29 Janar 2024, 12:00 Nga DOSJA

Kapiteni Bruno Fernandes: “FA Cup është mundësia jonë

ANGLI - Bruno Fernandes shënoi në fitoren e Manchester United ndaj Newport dhe, pas ndeshjes, ai donte të nënvizonte rëndësinë e kompeticionit, aq më tepër tani që “Djajtë e Kuq” janë jashtë garave evropiane, jashtë Kupës së Ligës dhe larg majës së Premier League.

Mesfushori hapi rezultatin 1-0, por “Djajtë e Kuq” lejuan që Newport County të barazonte në 2-2. Më pas Antoni dhe Hojlundi vulosën fitoren 2-4 dhe pasaportën e tyre për fazën tjetër.

“Duhet të kuptojmë se FA Cup është mundësia jonë për të fituar një trofe dhe duhet të japim gjithçka për të arritur në finale, hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje. Por duam që sezoni të mos jetë aq i keq sa ai i kaluari, duhet të përpiqemi ta fitojmë këtë trofe, sepse është i rëndësishëm për ne”,- tha ai.

Portugezi kujtoi edhe finalen e humbur sezonin e kaluar, kundër Manchester Cityt, por pranon se dëshiron të përsërisë të njëjtën rrugë, duke ndryshuar vetëm rezultatin e ndeshjes së fundit: “Ishim në finale, vitin e kaluar, për fat të keq nuk arritëm ta merrnim trofeun. Ne e dimë se sa do të thotë FA Cup për tifozët tanë, për klubin tonë, ne e dimë se sa e rëndësishme është gjithashtu edhe për ne. Ne duam të arrijmë në finale dhe të fitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll