Sport

Dortmundi me “marsh të tretë”, mbetet i pamëshirshëm në 2024

“Hat-trick”-u i Fullkrug siguroi fitoren e tretë të vitit për Borussian…

29 Janar 2024, 12:30 Nga DOSJA

Dortmundi me “marsh të tretë”, mbetet i

GJERMANI - Tashmë janë nëntë gola të shënuar në vetëm tre ndeshje në Bundesligë  këtë vit, Borussia Dortmund është në formën më të mirë të sezonit në kampionat dhe po çimenton vendin e saj në “Top 4”, pasi mundi Bochum 2-1.

Para se të fillonte ndeshja, lojtarët dhe tifozët mbajtën një minutë heshtje në nder të një tifozi të Borussias, Marcel, i cili së fundmi u nda nga jeta nga kanceri. "Muri i verdhë" në “Signal Iduna Park” shfaqi mesazhin e mëposhtëm: "Ai gjithmonë luftoi, nuk u dorëzua kurrë. U prefsh në paqe Marsel!”

Skuadrës së Edin Terzicit iu deshën vetëm gjashtë minuta për të hapur rezultatin, ndërsa golashënuesi më i mirë i skuadrës, Fullkrug, realizoi një penallti. 

Pavarësisht se kishte më pak top, Bochum kërcënoi të barazonte, fillimisht me një goditje të Anthony Losilla, që rezultoi në një pritje të shkëlqyer nga Alexander Meyer dhe më pas me ndihmën e paqëllimshme të Nico Schlotterbeck, i cili shënoi një autogol afër pjesës së parë (45'). 

Dortmundi kishte më pas vendosmërinë për të fituar tre pikët dhe këtë e bëri falë një “hat-trick”  nga Fullkrug, i cili tashmë ka shënuar 11 gola këtë sezon. 

Sulmuesi 30-vjeçar shfrytëzoi fillimisht një krosim të mirë të Sabitzer për të shënuar me kokë (72') dhe më pas një tjetër penallti, për të vulosur rezultatin (90+1'). 

Me këtë fitore, Dortmundi është në vendin e 4-të dhe ka një pikë më pak (36) se Shtutgarti;  Bochum është në vendin e 14-të, me 20 pikë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll