Sport

Ronaldinho mbron Leo Messin: “Për mua ai është ende më i miri në botë”...

Ish-legjenda e futbollit botëror pranon se çmimi "The Best" u shpërnda sipas meritave.

29 Janar 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ronaldinho mbron Leo Messin: “Për mua ai është ende më

FRANCE - Ronaldinho është në ‘Javën e Modës’ në Paris dhe është pyetur këtë të shtunë nëse Lionel Messi ishte fituesi i duhur i çmimit "The Best". Braziliani nuk deshi të jepte një përgjigje, por përfundoi duke mbrojtur ish-kolegun e tij te Barcelona.

“Gjithmonë përpiqem të shmang polemikat, por mirë… Messi është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Për mua është akoma më i miri në botë”,- u përgjigj ai.

Argjentinasi ishte përpara Erling Haaland dhe Kylian Mbappé dhe fiton çmimin e FIFA-s për herë të tetë

Kujtojmë se argjentinasi pjesë e Inter Miamit, ishte lojtari më i votuar së bashku me Erling Haaland, por ai përfundoi duke fituar çmimin për numrin më të madh të votave në vendin e pare nga kapitenët e skuadrave.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll