Politike

Tubimi poshtë banesës, demokrati i thur vargje Berishës: O Sali, gjigant sa mali, dil njiher se na mori malli

Ai u drejtua nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.

27 Janar 2024, 18:57 Nga r.ll
Tubimi poshtë banesës, demokrati i thur vargje Berishës: O Sali,
pamje nga tubimi

TIRANË-Prej disa minutash ka nisur tubimi i qytetarëve poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berishës.

Një nga qytetarët, gjatë fjalimit të tij në podium lexoi para demonstruesve disa vargje të thurura për të. Ai u drejtua nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.

Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alinë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë Bajlozin e Zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama.

Poezia e lexuar nga demokrati

O Sali, o legjendar

Dil njiher se dum me t’par

O Sali, gjigant sa mali

Dil njiher se na mori malli

O Sali i lideri jonë

Dil njiher shqiptar në thonë

Dil njiher, dil e na pri

Në betejë për demokraci

O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia

O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi

Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti.

sali berisha

Sondazh

Poll