Politike

U qëllua me vezë jashtë SPAK-ut/ Dule bën përgjegjës Ramën: I njëjti individ ka shkaktuar edhe një incident me ambasadoren greke

Ai u shpreh se kishte parë filmimet dhe se i njëjti individ kishte shkaktuar edhe një incident me ambasadoren e Greqisë, jashtë SPAK, disa javë më parë.

27 Janar 2024, 17:27 Nga r.ll
U qëllua me vezë jashtë SPAK-ut/ Dule bën
vangje dule

TIRANË- Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, ka folur për incidentin e ndodhur para tre ditësh jashtë ambienteve të SPAK, ku u gjuajt me vezë nga një person. 

I ftuar në News24, Dule për ngjarjen e ndodhur bëri përgjegjës, kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se kishte parë filmimet dhe se i njëjti individ kishte shkaktuar edhe një incident me ambasadoren e Greqisë, jashtë SPAK, disa javë më parë.

“Kushdo që gjendet në një situatë të tillë nuk mund të ndihet këndshëm. Ishte një situatë e paprovokuar, dhe e papritur, por dua ta lë aty ku u ndodh. Por duhet të shohim pse ndodhi dhe cilat janë motivet. Kemi të bëjmë me një individ, i konstatova pasi pashë filmimet…

Së pari, ky individ kishte provokuar, që as e kisha parë ndonjëherë, kishte shkaktuar edhe një incident me ambasadoren e Greqisë, jashtë SPAK, disa javë më parë. Së dyti, ky person shoqërohej në të dyja rastet nga një individ tjetër, që mbante herë një celular dhe një kamera, pretendonte kameramanin… por askush nuk konfirmoi median për të cilën ai ishte pranë SPAK. Së treti, ky individ me kamera shihet në foto me dëshmitarin e vetëm të Belerit. Kjo më bën të mendoj se kjo nuk ishte e paorganizuar. Këto filmime janë në të gjitha mediat.

Nuk më intereson as personi dhe as incidenti, por më shqetëson fryma, sepse u shoqëruan edhe me disa thënie që ishin kërcënime. ‘Do ta pësoni si filani’, apo ‘po vjen dhe radha juaj’. Nuk më intimidojnë këto, por as nuk mund t’i kaloj pa i diskutuar. Ajo ishte gjuhë urrejtjeje. Ia drejtova gishtin Ramës sepse është ai që e nisi këtë histori me gjuhë urrejtje, stigmatizim. Sepse kur kreu i qeverisë, atakon një individ është e dënueshme moralisht, politikisht por edhe ligjërisht”, u shpreh ai.

vangjel dule edi rama

Sondazh

Poll