Art&Argëtim

U pyet nëse do ta shoqërojë Duan në “Grammy Awards”, Callum Turner thyen heshtjen: Nuk jam muzikant

Turner dhe Lipa konfirmuan lidhjen e tyre pas një shfaqjeje publike në Hollywood, në fillim të këtij muaji.

27 Janar 2024, 20:54 Nga M.B
U pyet nëse do ta shoqërojë Duan në “Grammy
Callum Turner dhe Dua Lipa

BRITANI- Aktori Callum Turner ka zbuluar nëse do të shoqërojë të dashurën e tij të re, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në “Grammy Awards” muajin e ardhshëm. Turner dhe Lipa 'konfirmuan' lidhjen e tyre pas një shfaqjeje publike në Hollywood, në fillim të këtij muaji. Callum ka konfirmuar për ET se nuk do të jetë në ceremoninë e çmimeve për ta mbështetur artisten.

“Jo. Unë nuk jam muzikant”, tha Turner.

Kur u tha se ai ishte parë “duke kërcyer gjithë natën” me Duan, ai u përgjigj: “Unë nuk e di rreth kësaj”.

Kujtojmë se Dua ka dy nominime në “Grammy Awards” për këtë vit.

 

dua lipa callum turner

Sondazh

Poll