Art&Argëtim

Pendohet Kim Kardashian:Nuk duhet ta kisha lejuar vajzën time të përdorte buzëkuq në moshën 5 vjeçare

Pas postimit të fotos familjare në Twitter , Kim mori shumë kritika nga fansat , të çilët mendonin se North ishte shumë e vogël për të përdorur buzëkuq.

27 Janar 2024, 14:01 Nga S.B
Pendohet Kim Kardashian:Nuk duhet ta kisha lejuar vajzën time të
kim kardashian dhe kanye west

SHBA-Kim sapo ka lançuar linjën e saj të re të grimit “Skkn by Kim” këtë të premte ,dhe gjatë një bisede me Bustle rreth rutinës së saj , u përfshi edhe vajza e saj 10 vjeçare  North West.

Teksa kthehem pas në kohë më kujtohet që lejova vajzën time North që të lyente buzët me buzëkuq të kuq për Krishtlindje. A do e lejoja këtë gjë tani ?Sigurisht që jo”.-tha Kim e penduar

Krijuesja e Skims , ju referua Krishtlindjeve të vitit 2018 kur asokohe North ishte vetëm 5 vjeçe. Pas postimit të fotos familjare në Twitter , Kim mori shumë kritika nga fansat , të çilët mendonin se North ishte shumë e vogël për të përdorur buzëkuq. Në vitin 2018 babai i North ,Kanye West ndaloi rreptësisht vajzën e tij që të përdorte produkte kozmetike sidomos ato me ngjyra.

Pendohet Kim Kardashian:Nuk duhet ta kisha lejuar vajzën time të
kanye dhe north west

“Vajzat gjithmonë përpiqen  të provojnë çdo gjë që gjejnë në dollapet apo sirtarët e mi,për to është një lojë”-shtoi Kim

Shpesh në postimet e saj Kim shfaq vajzat teksa lyhen apo pikturojnë fytyrat e tyre me produkte kozmetike. Rregulli kryesor i Kim është që pasi ato argëtohen duke luajtur me grimet e saj ,të lajnë menjëherë ftyryën.

“Jam dakord me artin , dhe mendoj se është  diçka e bukur kur ato janë të lira të shfaqin  talentin dhe veten e tyre.”-tha Kim  

kim kardashian north west kanye west

Sondazh

Poll