Art&Argëtim

Përvoja e aktorit Austin Butler gjatë interpretimit të Elvis Presley-t në filmin ‘Elvis’: 3 vitet që transformuan jetën e tij

Theksi i Butler u bë temë bisede për disa muaj pas publikimit të filmit “Elvis”, në Qershor të 2022.

27 Janar 2024, 18:08 Nga S.B
Përvoja e aktorit Austin Butler gjatë interpretimit të Elvis
elvis presley dhe austin butler

SHBA-Aktori Austin Butler që interpretoi këngëtarin e njohur Elvis Presley në filmin me të njëjtin titull, ka folur për herë të parë për vështirësitë që hasi gjatë xhirimeve. Ai zbuloi se iu desh kohë të futej në rol, por edhe më shumë për të dalë prej tij.

Pasi mbaruan xhirimet, thjesht po përpiqesha të kujtoja se kush isha, çfarë më pëlqente të bëja më parë. Për tre vjet, gjithçka që mund të mendoja ishte Elvisi. I kam dedikuar veten këtij roli”- Kështu e ka nisur intervistën e tij aktori Austin Butler, i cili ka marrë vlerësime të shuma për interpretimin e shkëlqyer të këngëtarit Elvis Presley.

32-vjeçari, i cili luajti rolin e këngëtarit të njohur në filmin biografik të Baz Luhrmann-it, “Elvis”, ka dhënë një intervistë për “Late Show” dhe ka folur për rolin e tij, si dhe xhirimet që zgjatën gjithsej 3 vite.Theksi i Butler u bë temë bisede për disa muaj pas publikimit të filmit “Elvis”, në Qershor të 2022.

Disa fansa theksuan në mediat sociale se aktori dukej shumë i ngjashëm me legjendën e muzikës që interpretoi në ekran.Pas atij roli, aktori shpjegon se e ka pasur shumë të vështirë të interpretojë personazhe të tjerë në filmat e rinj, kjo për shkak të zërit të tij.

Përvoja e aktorit Austin Butler gjatë interpretimit të Elvis
elvis presley dhe austin butler

Unë punësova një mësuese gjuhe dhe dialekti që tmë ndihmonte të mos tingëlloja më si Elvisi”, është shprehur ai gjatë intervistës.

Roli në filmin “Elvis” i dha aktorit edhe një çmim Golden Globe gjatë vitit të kaluar. Pasi pranoi cmimin e tij , Buttler tha në prapaskenë se nuk ishte i sigurt nëse kishte përdorur theksin e Elvis apo jo,gjatë fjalimit.

“Nuk mendoj se tingëllova si ai, por edhe mundet pasi e dëgjoj shumë shpesh krahasimin. Jam i sigurt se ka pjesë nga Elvis në AND-në time dhe unë do të jem gjithmonë i lidhur me të.” shtoi Austin.

austin butler elvis presley elvis

Sondazh

Poll