Art&Argëtim

Rita Ora shkëlqen me elegancën dhe performancën e saj në javën e modës në Paris

Rita, e cila kishte qenë në Paris për disa ditë duke shijuar Javën e modës, këndoi një version akustik të hitit të saj “Anywhere” gjatë ngjarjes.

26 Janar 2024, 14:14 Nga S.B
Rita Ora shkëlqen me elegancën dhe performancën e saj në
rita ora

PARIS-Rita Ora dukej mahnitëse teksa performoi për “Audemars Piguet” dhe “Tamara Ralph” si pjesë e javës së modës në Paris të enjten. Këngëtarja 33-vjeçare veshi një fustan të zi elegant të ngushtë me shpinë të hapur, i plotësuar me detaje argjendi dhe një fjongo dramatike tepër të madhe, ngjyrë të kuqe të ndezur që shkonte përgjatë dyshemesë. Si aksesor kishte vënë një palë doreza të gjata të zeza dhe taka të larta.

Për të kompletuar pamjen e saj elegante, flokët e Ritës ishin të mbledhur mbrapa me një shirit të zi dhe të stiluar me onde të thjeshta. Rita, e cila kishte qenë në Paris për disa ditë duke shijuar Javën e modës, këndoi një version akustik të hitit të saj “Anywhere” gjatë ngjarjes.

Rita Ora shkëlqen me elegancën dhe performancën e saj në
rita ora

Së fundmi, Rita zbuloi se ka bashkëpunuar me Keith Urban për ripërpunimin e këngës “Shape Of Me”, e cila do të publikohet këto ditë.Ajo ka treguar se kënga në fjalë është një frymëzim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, dhe iu dedikohet të gjitha grave në përgjithësi. Kënga “Shape Of Me” ka qenë pjesë e albumit të tretë të Ritës, “You and I”, i cili është publikuar në korrik të vitit 2023 dhe është pritur tejet mirë nga publiku.

rita ora paris java e modes

Sondazh

Poll