Art&Argëtim

“Ju dua shqiptarë…”/ James Charles përshëndet në shqip ndjekësit e tij

Në videon që Dafina postoi në rrjetin e saj Tik Tok shfaqet e pozicionuar pranë makeup artistit të famshëm Charles, në shtëpinë e tij në SHBA.

26 Janar 2024, 12:48 Nga S.B
“Ju dua shqiptarë…”/ James Charles përshëndet
dafine neziri dhe james charles

SHBA-James Charles është një nga YouTuber-at dhe grimerët më të mirë dhe të njohur amerikanë, i cili u bë i famshëm për grimet e tij 3D shumëngjyrëshe në fytyrë si dhe për bashkëpunimet e shumta me personalitet më në zë si Kylie Jenner , Kim Kardashian,Doja Cat, Selena Gomez,etj . Shumë shpejt, 24-vjeçari u bë sensacion në botë si ambasadori i parë mashkull i markave të njohura të linjave të makeup-it.

Grimierja Dafinë Neziri prej vitesh ka pushtuar tregun kosovar dhe në ditët e sotme është kthyer në përzgjedhjen e shumë personaliteteve të njohura, e që tashmë ka kaluar edhe kufijtë. Në videon që Dafina postoi në rrjetin e saj Tik Tok shfaqet e pozicionuar pranë makeup artistit të famshëm Charles, në shtëpinë e tij në SHBA .

“Përshëndetje shqipe jam këtu me një djalë shumë të talentuar dhe shumë të famshëm dhe ka një mesazh për ju “ -thotë Neziri në video . “Ju dua shqiptarë…përshëndetje vajza,”-shtoi James .

Kjo ishte vetëm një video e shkurtër e dyshes , e cila paralajmëron se shumë shpejtë do të dalë edhe bashkëpunimi i tyre i parë në YouTube.

 

dafine neziri james charles makeup grim

Sondazh

Poll