Politike

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO lë në burg 7 të akuzuarit, mes tyre edhe Lefter Koka

Mësohet se në masën e sigurisë arrest me burg është rikthyer edhe drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi.

27 Janar 2024, 12:35 Nga I.A

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO lë në burg 7 të

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në masën e sigurisë 7 të akuzuarit për aferën e inceneratorit të Tiranës. Mësohet se në masën e sigurisë arrest me burg është rikthyer edhe drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët mes tyre ish-ministrin Lefter Koka.

Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023
të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:
-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238
te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.
2. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”.  GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

inceneratori i tiranes lefter koka pëllumb abeshi

Sondazh

Poll