Politike

Bylykbashi: Reforma zgjedhore me pjesëmarrjen tonë, përfshihet edhe pjesa e vogël e Bashës

26 Janar 2024, 22:34 Nga h.k
Bylykbashi: Reforma zgjedhore me pjesëmarrjen tonë, përfshihet
Oerd Bylykbashi

TIRANË-Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thotë se gjysma e tavolinës së reformës zgjedhore i takon opozitës së drejtuar nga grupimi i Berishës dhe aleatëve të tjerë.

Bylykbashi se kjo u tregua përmes një kërkese nga 47 deputetë të opozitës, të cilët kanë kërkuar të rikompozohet gjysma që i takon opozitës. Ai tha se formati i komisionit nuk duhet të ndryshojë, pasi ai aktual i jep mundësinë si opozitës dhe maxhorancës të vendosin veton në rast se nuk ka konsensus.

Sipas Bylykbashit, në këtë tryezë ka vend edhe për “pjesën e vogël” të deputetëve që përfaqëson Lulzim Basha. 

"Edi Ramës i duhet një komision me Lulzim Bashën. Opozita e cila ka bërë dje një kërkesë zyrtare, 47 deputetë kanë kërkuar që të rikompozohet gjysma që i takon opozitës, sepse kërkojmë të bëjmë një gjë shumë të thjeshtë, një komision siç ka qenë 20 vitet e fundit.

Një komision që i përfshin të gjitha, edhe pjesën e vogël të Lulzim Bashës. Dhe bashkëkryetari përcaktohet nga ky vullnet maxhoritar i opozitës. Që do të thotë se të dyja grupimet, maxhoranca dhe opozita kanë të drejtën e vetos.

Edi Ramës i intereson të bëjë atë që tha në dhjetorin e vitit që shkoi. Të arrijë një shumicë që të miratojë rregullat që ai do. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm me Lulzim Bashën.

PD-në Lulzim Basha e ka grabitur dhe e mban. Grupin parlamentar po kështu, reformën zgjedhore..Gjykata e Lartë e ka prishur vendimin që i jepte të drejtë Lulzim Bashës."-mësohet të ketë thë Bylykbashi. 

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll