Politike

Shkrirja e Teatrit Migjeni, Flutura Açka: Ç'patët o vrasës të kulturës

Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se t'i zhveshësh Shkodrës teatrin Migjeni do të thotë ta turpërosh.

27 Janar 2024, 14:33 Nga I.A
Shkrirja e Teatrit Migjeni, Flutura Açka: Ç'patët o
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka komentuar vendimin e Bashkisë Shkodër për të shkrirë teatrin Migjeni. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se t'i zhveshësh Shkodrës teatrin Migjeni do të thotë ta turpërosh. Po ashtu ajo e quan kryebashkiakun Benet Beci si vrasës i kulturës. 

Postimi i Plotë:

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës? Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie? T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh. Të gjithën é bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet. Që identiteti i saj të fillojë me ju! A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

flutura acka teatri migjeni

Sondazh

Poll