Sport

Bundesliga/ Bayern mposht Augsburgun dhe i afrohet -1 pikë larg Leverkusenit...

Pas javës së 19-të skuadra bavareze është vetëm një pikë larg Leverkusenit që ka nje ndeshje më pak

27 Janar 2024, 18:14 Nga DOSJA

Bundesliga/ Bayern mposht Augsburgun dhe i afrohet -1 pikë larg

GJERMANI - Bayern Munich mundi 3-2 Augsburgun këtë të shtunë në xhiron e 19-të të Bundesligës dhe është një pikë prapa liderit Bayer Leverkusen, i cili ende nuk e ka luajtur këtë xhiro. 

Pasi vendasit panë një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, bavarezët, të cilët kishin Raphael Guerreiron në njëmbëdhjetëshen e parë, kaluan në epërsi përmes Aleksandar Pavlovic (23'). Pak para pjesës së parë, Alphonso Davies (45'+5) rriti epërsinë e kampionëve gjermanë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë kuadratit. 

Në momentet hapëse të pjesës së dytë, Demiroviç zvogëloi rezultatin e Augsburgut (52') dhe gjashtë minuta më vonë, Harry Kane (58') shënoi një tjetër gol për Bayern Munich.  Pranë fishkëllimës së fundit, vendasit arritën të shënonin edhe një gol tjetër: Demiroviç shënoi dy herë nga pika e bardhë dhe vulosi rezultatin 3-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll