Sport

VIDEO/ Guardiola i nervozuar qorton Rúben Dias dhe nuk deshi as ta përshëndeste…

Pas fitores së Manchester City ndaj Tottenhamit në FA Cup

27 Janar 2024, 17:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Guardiola i nervozuar qorton Rúben Dias dhe nuk deshi as ta

ANGLI - Pavarësisht fitores së Manchester City ndaj Tottenhamit në Kupën FA (0-1), të premten, Pep Guardiola ishte i nervozuar dhe e tregoi indinjatën e tij me lojtarët.

Pak pas fishkëllimës së fundit, ai hyri në fushë dhe iu drejtua Rúben Dias, duke i bërë qendërmbrojtësit portugez një 'qortim' të vërtetë, ndërsa ai qeshte dhe tentoi të përqafonte dhe të përshëndeste trajnerin. 

Momenti nuk kaloi pa u vënë re në transmetimin televiziv, i cili për disa sekonda u fokusua vetëm tek ndërveprimi mes lojtarit dhe trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll