Sport

Mesfushori i Sunderland refuzon të dalë në fushë, se dëshiron të largohet nga klubi...

Alex Pritchard, 30, ia komunikoi vendimin e tij klubit anglez dhe u largua nga skuadra në ndeshjen kundër Stoke City.

27 Janar 2024, 17:24 Nga DOSJA

Mesfushori i Sunderland refuzon të dalë në fushë, se

ANGLI - Sunderland lëshoi ​​një deklaratë këtë të shtunë, duke thënë se Alex Pritchard refuzoi të dilte në fushë kundër Stoke City, sepse donte të largohej nga klubi. 

Mesfushori 30-vjeçar ishte ndër të përzgjedhurit për ndeshjen që do të zhvillohej sot në orën 15:00, por për të njëjtën arsye, u largua nga skuadra.

"Të premten në mëngjes, Alex Pritchard informoi klubin se ai nuk ishte më i disponueshëm për ndeshje dhe për këtë arsye u largua nga skuadra. Mesfushori gjithashtu shprehu dëshirën e tij për t'u larguar menjëherë nga Sunderland. Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment,"- thuhet në deklaratën e klubit anglez.

Sipas shtypit anglez, Pritchard kishte kërkuar tashmë të largohej nga Sunderland në verë, por nuk ishte në gjendje të gjente një destinacion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll