Sport

E RRALLË! Një spektator zëvendëson gjyqtarin e katërt, për shkak të dëmtimit…

Ndihmës gjyqtari i ndeshjes Wolfsburg - Këlnit është dëmtuar në kokë nga një top dhe vendin e tij e ka zënë një... spektator.

27 Janar 2024, 17:37 Nga DOSJA
E RRALLË! Një spektator zëvendëson gjyqtarin e katërt,

GJERMANI - Ndeshja e Wolfsburgut me Këlnin, në Bundesligën 2 u ndërpre për rreth një çerek ore për shkak të dëmtimit të Torben Ziver.

Arbitri i katërt u dëmtua në kokë nga një top i fortë dhe u largua nga loja, me pasojë kërkohej një zëvendësim.

Një njoftim për një ndihmës arbitër erdhi nga altoparlantët e stadiumit, dhe në fushë u shfaq një spektator i trajnuar siç duhet, atij iu kërkua të zbriste në fushë për të ndihmuar.

Ishte Tobias Krull, drejtori sportiv i Hiefhorn dhe ish-portieri i akademisë së Wolfsburg-ut, i cili arriti deri në ekipin e dytë, mori përgjegjësinë për rifillimin e lojës pas rreth një çerek ore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll