Kroati Rakitic po negocion largimin e tij për në Al-Shabab të Arabisë Saudite...
SPANJE - Sevilla inkurajon tregun e transferimeve. Ivan Rakitic ka një ofertë interesante nga klubi Al-Shabab n&eum...
Lojtari anësor i majtë i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim në tendinën e kërdhokullës në kofshën e djathtë

SPANJE - Barcelona ka lëshuar një deklaratë mjekësore me të cilën Alejandro Balde do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim, pas dëmtimit që pësoi të mërkurën e kaluar në Bilbao. Siç njoftoi “Marca”, të enjten futbollisti iu nënshtrua testeve të ndryshme për të sqaruar se cila zonë ishte prekur dhe për të vendosur nëse duhej t'i nënshtrohej një operacioni.
Këtë të premte u zhvillua takimi final, në të cilin u ra dakord që lojtari t'i nënshtrohej një operacioni për një çarje në tendin. Koha e parashikuar e mungesës, edhe pse raporti mjekësor nuk e saktëson, është katër muaj ndaj ai i thotë lamtumirë sezonit dhe gjithashtu edhe Eurokupës, në të cilën kishte shpresa të mëdha për të marrë pjesë. Në ditët në vijim Balde do t'i nënshtrohet trajtimit kirurgjik nga doktor Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë).
[COMUNICADO MÉDICO]
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 27, 2024
Las pruebas realizadas han mostrado que el jugador del primer equipo Alejandro Balde sufre una lesión en el tendón del isquiotibial del muslo derecho. En los próximos días se someterá a tratamiento quirúrgico a cargo del doctor Lasse Lempainen, bajo la… pic.twitter.com/EsgEbeVspA
Për Xavi është një humbje shumë e rëndësishme, pasi e lë ekipin pa një mbrojtës të majtë specifik për një periudhë afatshkurtër. Marcos Alonso iu nënshtrua një operacioni disa javë më parë dhe pritet të rikuperohet para fundit të muajit. Ndërkohë, trajneri i Barçës do të duhet të kërkojë alternativa brenda skuadrës dhe ekipit rezervë.
Joao Cancelo, i cili pikërisht në Bilbao u rikthye në skuadër pas dëmtimit të tij, tashmë është shfaqur në disa raste këtë sezon si mbrojtës i majtë. Është një nga alternativat, ashtu si luan me Héctor Fort, djalin e rezervës, i cili ka bërë një paraqitje të mirë duke vepruar në atë krah, megjithëse pozicioni i tij natyral është mbrojtësi i djathtë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Sevilla inkurajon tregun e transferimeve. Ivan Rakitic ka një ofertë interesante nga klubi Al-Shabab n&eum...
ANGLI - Jürgen Klopp e ka futur këtë në listën e arsyeve, që e kanë shtyrë të ndjejë atë...
GJERMANI - Pep Guardiola dhe Xabi Alonso përkuan në Mynih gjatë dy sezoneve të para të mesfushorit në Mynih (2014-16). ...
TURQI - Një nga thashethemet e bujshme del nga Argjentina në lidhje me marrëdhënien mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, çiftit ...
AUSTRALI - Skenari i kësaj finaleje të “Australian Open” ishte i parashikueshëm për një lojtare, Aryna Sabalenkan, numë...
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez, e dashura dhe partnerja e yllit portugez, Cristiano Ronaldos që luan për Al Nassr në Arabinë S...
KATAR - Pas muajsh të gjatë diskutimesh mes kandidatëve të ndryshëm për blerjen e Manchester United, më në fund i...
BRAZIL - Endrick ende nuk i ka ulur çantat në kryeqytetin spanjol, por kjo nuk e pengon të bëjë homazhe për shokët e tij t&...
FRANCE - Ky është informacioni që bëri miliona mbështetës algjerianë të hidheshin nga karriget e tyre. Që nga ...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë ditën e mërkurë shortin për fazën çerekfinale të Kupës...