Aktualitet

Të njëjtin fat si Teatri Kombëtar?/ Çfarë pritet të ndodh me godinën e Teatrit Migjeni në Shkodër

Ndonse ka lajme të shumta nga mediat pranë qeverisë se ky teatër ndodhet në gjendje ekstreme, ende nuk dihet se si do të veprohet me godinën. Fillimisht Benet Beci në 11 maj të vitit 2023 në fushatë elektrale premtoi rikonstruksion të plotë të godinës. 

27 Janar 2024, 14:50 Nga Izmir Akulli
Të njëjtin fat si Teatri Kombëtar?/ Çfarë pritet
Teatri Migjeni

SHKODËR- Lajmi për shkrirjen e teatrit Migjeni ka ngjallur shumë reagime në rrjet duke u bërë kështu ngjarje dite. Institucioni më i madh kulturor dhe më i rëndësishëm i Shkodrës mund të shkatërrohet komplet me urdhër të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Në dokumentin e bërë publik nga Dosja.al thuhet se teatri Migjeni do të mbyllet nga bashkia Shkodër.

Ndonse ka lajme të shumta nga mediat pranë qeverisë se ky teatër ndodhet në gjendje ekstreme, ende nuk dihet se si do të veprohet me godinën. Fillimisht Benet Beci në 11 maj të vitit 2023 në fushatë elektrale premtoi rikonstruksion të plotë të godinës. 

"Rikonstruksioni i plotë i teatrit “Migjeni”, ndërtimi i një rrjeti të ri muzesh, mbështetje ndaj artistëve të rinj dhe një program i pasur artistik gjatë të gjithë vitit është strategjia jonë për ta kthyer Shkodrën në epiqendrën e jetës kulturore e artistike në të gjithë Shqipërinë e rajonin. Bashkë Fitojmë dhe mbajmë të fortë identitetin tonë si kryeqendra e artit e kulturës shqiptare," shkroi Beci.

Por mesa duket kjo është vetëm premtim elektoral. Vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, Beci ka urdhëruar mbylljen e teatrit. Pasi ky veprim është denoncuar në media dhe nga figura të shumta artistike në vend, Beci ka reaguar për vendimin e dhënë. Në shkrimin e tij, Beci nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me godinën e teatrit Migjeni, por vetëm se kanë krijuar një drejtori të veçantë për të përmbushur nevojën e institucioneve. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me godiën e djepit të kulturës shkodrane, nëse do të rikonstruktohet, prishet apo vetëm sa do të mirëmbahet.

"Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave. Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze," shkruan Beci.

Ajo që duhet theksuar është se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët në vendin tonë. Posaçërisht me godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Edhe pse u zgjodh nga Europa Nostra mes 7 monumenteve të rrezikuara në Evropë, si shembull i arkitekturës moderne italiane të viteve '30 të shekullit 20, godina e teatrit nuk është më. Fillimisht u premtua se kjo godinë do t'i nënshtrohej rikonstruksionit, por në fund u prish nga Bashkia Tiranë në mes të natës, në mënyrë që të mos kishte kundërshtrimin e njerëzve.

Bashkia tentoi disa herë që ta prishte godinën e Teatrit Kombëtar gjatë ditës, por ka hasur në kundërshtime të shumta nga qytetarët dhe nga artistët, kështu që ata vendosën ta shembnin atë natës. Edhe pse po bëjnë afro 4 vite që godina e teatrit Kombëtar u shemb ende Shqipëria ka mbetur pa një teatër Kombëtar. Nuk dihet ende nëse teatri Migjeni do të ketë të njejtin fat si teatri Kombëtar në Tiranë...

teatri migjeni benet beci shembja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll